Teuta përballet nesër me Shamrock Rovers në “Elbasan Arena” prej orës 20:00. Durrsakët do tentojnë të përmbysin rezultatin e regjistruar në Irlandë, 1-0 në favor të vendasve, dhe të kalojnë në play-off të Conference League, ku i pret Flora Tallin.
Në Durrës sot ka nisur edhe shitja e biletave, ndërkohë që nesër tifozët mund t’i blejnë ato në Elbasan. Klubi durrsak ka dalë me njoftim: “Biletat tek pika e shitjes tek stadiumi ‘Niko Dovana‘
Vijon me shpejtësi shitja e biletave në Durrës. Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga sot e në vazhdim deri në orën 20:00 pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Niko Dovana”.
Gjithashtu nga dita e enjte biletat mund t’i gjeni nga ora 10:00 deri 20:00 edhe pranë pikës së shitjes në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan. Mos mungo !
Biletat në Tribunën VIP do të kushtojnë 1000 Lek (të reja); Biletat në Tribunat Qendrore A1, A2, A3, A4 dhe B1, B2, B2, B3, B4, B5 do të kushtojnë 500 Lek (të reja); Biletat në Tribunën përballë (E), do të kushtojnë 300 Lek (të reja)”. /abcnews.al