Sot do të luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Egnatias në “Elbasan Arena”.
Kjo do të jetë një sfidë fantastike me dy ekipet që kanë pasur një sezon të mrekullueshëm dhe e kërkojnë me patjetër një trofe.
Pasi humbi titullin kampion, Tirana synon të fitojë këtë finale për të shkuar në shtëpi si fituesja e Kupës së Shqipërisë, ndërsa nga ana tjetër, Egnatia dëshiron të mbyllë këtë sezon me një trofe.
Për teknikun e bardhebluve, Orges Shehin, kjo me shumë mundësi do të jetë ndeshja e tij e fundit në stolin e kryeqytetasve dhe kështu dëshiron të largohet pa pendesë, duke fituar këtë trofe në këtë sezon.
Kjo sfidë emocionuese d otë luhet në orën 19:00, në “Elbasan Arena”./h.ll/abcnews.al