“Finalja” e Interit, Moratti tregon se si mposhtet Barcelona

schedule16:58 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 16:58 - 9 Dhjetor, 2019

Nesër në mbrëmje Interi pret Barcelonën në ‘San Siro’, e cila vjen në Milano si fituese e grupit. Interistëve iu duhen me patjetër tre pikët nëse duan të vazhdojnë rrugëtimin në Champions League. Presidenti i nderit i Interit, Massimo Moratti, pret spektakël nesër dhe deklaron se kjo ndeshje për të do të jetë gjithmonë si një finale.

”Inter-Barcelona është gjithmonë speciale për historinë, prestigjin si dhe për kualitetet që kanë dy ekipet. Ngjan si një finale, jo si një ndeshje grupi. Asnjë nuk do të dështojë, pritshmëritë nga të dy ekipet janë të mëdha, por ajo çka mund të them me siguri është se nesër ne do të shikojmë spektakël,” deklaron ish-presidenti për një gazetë sportive në Spanjë.

”Interi duhet të futet në fushë vetëm me një objektiv, për të fituar. Nuk duhet ta humbasim kohën për të menduar se si do të jetë rezultati i Dortmundit. Ne duhet të përsërisim performancën që zhvilluam në ndeshjen e parë në ‘Camp Nou’. Besoj shumë te Conte pasi duket se i ka dhënë një tjetër marsh skuadrës. Lukaku dhe Martinez po bëjnë mirë, shënojnë si dhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer mes tyre. Unë besoj tek një rezultat pozitiv edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë,” mbyll Moratti. /abcnews.al