Janë më të titulluarit e kompeticionit.
Real Madrid e Milan do të përplasin edhe njëherë “brirët” në arenën evropiane të UEFA Champions League, me “Galaktikët” spanjollë, që presin në orën 21:00, “Djajtë” e Milanos në mitikun e “Santiago Bernabeu”.
Sa i përket formacioneve, në përballjen e tij me të kaluarën Carlo Ancelotti ka vendosur të përdorë formulën 4-3-3, me portën që do të mbrohet nga ukrainasi Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Lucas Vazquez e Ferlan Mendy, me qendrën që mbulohet nga Militao e Rudiger. Në mesfushë janë vendosur Valverde, Tchouameni e Luka Modric, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Jude Bellingham, Kylian Mbappe e Vinicius Junior.
Në krahun tjetër, portugezi Paolo Fonseca i ka rreshtuar “Djajtë” e tij gjithashtu me formulën 4-3-3, me “gardianin” francez Mike Maignan, që ruan si zakonisht portën. Theo Hernandez dhe Emerson Royal qëndrojnë në krahët e mbrojtës, me qendrën që mbulohet nga Tomori e Thiaë. Në mesfushë pozicionohen Musah, Fofana e Reijnders, ndërsa sulmi plotësohet nga Christian Pulisic, Alvaro Morata e Rafael Leao. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: