Finalja e Euro 2024/ Lojë “shahu” në “Olympiastadion”, Spanja e Anglia mbyllin në barazim pjesën e parë

schedule21:47 - 14 Korrik, 2024

schedule 21:47 - 14 Korrik, 2024

Prej orës, 21:00, në “Olympiastsadion”, të Berlinit, “Furitë e Kuqe” spanjolle po përballen me “Tre Luanët” e Anglisë, në finalen e madhe të Euro 2024, ku deri më tani kanë dhuruar spektakël, për 71 mijë të pranishmit në “mitikun” gjerman, pavarësisht se kanë qenë shumë të kujdesshëm në lojën e tyre.

Përballja mund të krahasohet fare mirë me një lojë “shahu”, me të dyja skuadrat që kanë sulmuar jo në pak raste portën e njëra-tjetrës, ku për “Iberikët” e Luis de la Fuente, Dani Olmo, Fabian Ruiz, Lamine Yamal e Nico Williams, kanë shkaktuar jo pak rrezik në portën e Pickford, mirëpo mbrojtja angleze është treguar mjaft e kujdesshme deri më tani.

Në krahun tjetër, djemtë e Southgate kanë përfituar jo në pak raste nga shpejtësia e rrufeshme e Kyle Walker, për të rrezikuar portën e “iberikëve”, por ashtu si kundërshtarët anglezë edhe prapavija spanjolle është treguar vigjilente për të “fikur” rastet e kundërshtarëve.

Tashmë nuk ka mbetur gjë tjetër veçse të presim përfundimin e 45 minutave, të dyta, për të parë nëse nevojitet luajtja e minutave shtesë apo do të ketë një fitues, me triumfuesin e kësaj sfide, që do të sigurojë edhe titullin kampion, të Euro 2024. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!