Finalja e Euro 2020 larg “Wembley”? UEFA i jep fund diskutimeve

schedule21:59 - 21 Qershor, 2021

schedule 21:59 - 21 Qershor, 2021

Stadiumi “Wembley” do të presë një nga gjysmëfinalet dhe finalen e madhe të Euro 2020, që do lihet më 11 korrik. Gjatë ditëve të fundit është folur shumë rreth mundësisë së ndryshimit të planeve, kjo për shkak të rritjes së rasteve me COVID në ishull.

Gjithsesi, UEFA qartëson gjithçka me anë të një komunikate zyrtare, aty ku bën të ditur që po punohet fort që gjithçka të realizohet sipas planit të përcaktuar kohë më parë dhe nuk ekziston asnjë plan B (përflitet Budapesti i Hungarisë).

UEFA, FA (Federata Angleze e Futbollit) po punojnë me sukses së bashku për të organizuar gjysmëfinalet dhe finalen e Euro 2020 në ‘Wembley’ dhe nuk ka plane për të ndryshuar vendin për këto dy ndeshje“, lexohet në postimin e UEFA-s. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!