Finalja e Champions, Tare dhe trajnerët italianë: Skaneri i milanistit Duka

schedule19:39 - 21 Gusht, 2020

schedule 19:39 - 21 Gusht, 2020

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport” dhe në fokusin e tij ishin shumë tema, duke nisur nga finalja e Champions League. Sigurisht ai nuk ndihet mirë kur sheh cilat janë ekipet finaliste dhe kjo për shkak të ekipit për të cilin ai bën tifozllëk.

“Nuk bëj tifozllëk për asnjë nga dy skuadrat finaliste të së dielës, pasi jam një tifoz i Milanit. Milani nuk është këtu, por e shikoj finalen si një ndeshje mes dy klubesh të mëdha, që e kanë merituar të vijnë deri në finale. Jam i lumtur që në fund ne u rikthyem te futbolli dhe kemi arritur t’i mbyllim të gjitha aktivitetet. UEFA është e vetmja konfederatë në botë që ka arritur t’i mbyllë të gjitha aktivitetet dhe për këtë jam i lumtur.

Tema e trajnerëve italianë është e pashmangshme dhe Duka shton: “Ka kohë që kemi italianë si trajnerë. Shumë futbollistë shqiptarë luajnë në Itali dhe e njohin më mirë edhe mentalitetin. Jemi mësuar. Edhe me De Biasin, me kualifikimin në Euro 2016, që për ne shqiptarët ishte si të arrinim yjet.

Mëkat që ishte kjo periudha e virusit, e pandemisë COVID-19, na e ka vështirësuar aktivitetin tonë, por kemi të njëjtin objektiv me trajnerin Reja, që të kualifikohemi në Euro 2024. Shpresojmë që ta arrijmë me një italian tjetër në stol”.

Igli Tare dhe Marash Kumbulla në fokusin e kreut të FSHF më pas:Tare është kthyer në pikë referimi, i cili me buxhet minimal ka arritur suksese me ekipin e Lacios në vitet e fundit. Sigurisht që ka ndihmuar futbollistët shqiptar të afrohen tek Lazio apo dhe në skuadrat e tjera italiane. Kemi shumë talente të rinj që luajnë në Itali siç është rasti i Kumbullës, por kemi edhe të tjerë që janë të perspektivës. Kështu që shpresoj të kemi më shumë futbollistë në Seria A”.

Në fund, Duka jep mendimin e tij në lidhje me fituesin e Champions League. “Është e vështirë që të parashikosh, por mendoj se Bayern Munich është një skuadër më e konsoliduar. Gjithsesi është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë në një ndeshje të vetme”, përfundoi Duka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!