UEFA ka marrë disa vendime ditën e sotme, që lidhen me stadiumet ku do të luhen finalet e Champions League deri në vitin 2023. Në vitin 2021 trofeu më i rëndësishëm i klubeve në Europë do të diskutohet në Shën Petersburg, në Rusi. Finalja e Europa League luhen në stadiumin “Sanchez-Pizjuan” të Sevilla, Superkupa në “Winsdor Park” në Blefast.
? Confirmed: London’s Wembley Stadium will be the host for the 2023 UEFA @ChampionsLeague final. #UEFAExCo #UCL pic.twitter.com/1EnFy4sEwF
— UEFA (@UEFA) September 24, 2019
Në vitin 2022 finalja do të zhvillohet në “Allianz Arena”, stadiumin e Bayern Munchen në Gjermani, kurse një vit më pas gjithçka zhvendoset në mitikun “Wembley” në Londër. Një njoftim i rëndësishëm vjen edhe në lidhje me VAR, që do të aplikohet në Europa League që në fazën e eliminimit direkt.
? Confirmed: The name of the third UEFA club competition will be UEFA Europa Conference League.
The new competition will start in 2021 and is aimed at giving more clubs in more countries a chance to participate in European football. #UEFAExCo
— UEFA (@UEFA) September 24, 2019
UEFA ka njoftuar se tashmë kompeticioni i tretë europian për klube ka një emër: “UEFA Europa Conference League”. Synimi është që të kenë mundësinë shumë klube në vende të ndryshme europiane të marrin pjesë në futbollin kontinental. /abcnews.al