Ministri i Sportit në Turqi, Mehmet Muharrem Kasapoglu, ka folur sot për TRT Sport, aty ku nuk mund të rrinte pa përmendur as dëshirën e tij që finalja e Champions League të zhvillohet në Turqi, më saktësisht në “Olympic Park”.
“Po ndjekim nga afër zhvillimet në UEFA, se si do të vendoset për finalen e Champions League. Ne jemi një shtet që kemi investuar prej shumë vitesh në sport, sidomos në futboll, ku kemi disa nga stadiumet më të bukura në botë.
Përgatitje serioze po bëhen për të marrë ne në dorë organizimin e finales së Champions League. Federata jonë e futbollit ka bërë maksimumin për të ri-organizuar stadiumin “Olympic”, për të pritur finalen e Champions-it. Shpresoj që me datë 17 qershor të marrim lajme të mira”, u shpreh Ministri i Sportit në Turqi./abcnews.al