Finalja e Champions League, në Lisbonë drejton një italian

schedule15:19 - 20 Gusht, 2020

schedule 15:19 - 20 Gusht, 2020

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka njoftuar se do të jetë Daniele Orsato ai që do të drejtojë finalen e Champions League mes Bayern Munchen dhe PSG-së. Ndeshja e shumë pritur do të zhvillohet ditën e diel në orën 21:00 në stadiumin “Estadio do Sport Lisboa e Benfica”.

44-vjeçari është një gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2010 dhe kjo do të jetë hera e parë që UEFA i beson atij një ndeshje të këtij niveli. Italiani ka drejtuar tetë ndeshje në këtë sezon të Championsit, përfshirë këtu dhe takimin e parë mes Real Madridit dhe Manchester City.

 

Orsato ka drejtuar dhe një ndeshje çerekfinale të Europa League si dhe sezonin e kaluar ishte gjyqtari i katërt në finalen mes Chelsea dhe Arsenalit. Më poshtë janë dhe gjyqtarët e tjerë, të cilët do t’i vijnë në ndihmë italianit në Lisbonë. /abcnews.al

  • Gjyqtari: Daniele Orsato ( Itali )
  • Ndihmësat: Lorenzo ManganelliAlessandro Giallatini ( Itali )
  • Gjyqtari i katërt: Ovidiu Hațegan ( Rumani )
  • VAR: Massimtiliano Irrati ( Itali )
  • Ndihmësi në VAR : Marco Guida ( Itali )
  • Pozicioni jashtë loje VAR: Roberto Diaz Pérez del Palomar ( Spanjë )
  • VAR Support: Alejandro Hernández Hernández ( Spanjë )

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!