Sonte në mbrëmje pritet të zhvillohet finalja e madhe e Champions League mes PSG-së dhe Bayern Munchen. Ndeshja e shumëpritur është programuar për në orën 21:00 dhe do të zhvillohet në Lisbonë. Të besuarit e Thomas Tuchel do të kenë dhe një tifoz më shumë sonte dhe bëhet fjalë për klubin e Interit.
Zikaltrit do të kenë në fushë dy ish-lojtarë dhe bëhet fjalë për Mauro Icardin dhe Ivan Perisic. Milanezët do të bëjnë tifo për PSG-në dhe arsyeja është shumë e thjeshtë, paratë. Kur sulmuesi argjentinas u ble nga klubi francez, në klauzolën e tij kishte dhe një bonus nëse ai arrinte të fitonte Championsin.
Kujtojmë që Icardi u transferua në Paris fillimisht në formë huazimi, ku klubi i Al-Khelaifit pagoi 13 milionë euro. Nga performanca e mirë e tij ata vendosën që ta blinin kartonin e bomberit, i cili kushtoi plot 50 milionë euro. Në kontratën e tij ishte e përfshirë dhe një bonus në rast triumfi në Champions League dhe nëse sot ata fitojnë trofeun, Interi përfiton automatikisht 2 milion euro. /abcnews.al