Finalja e Botërorit/ Ish-presidenti Sarkozy në tribunë, ndërsa Platini e sheh nga shtëpia

schedule15:59 - 15 Korrik, 2018

schedule 15:59 - 15 Korrik, 2018

Nëse ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të jetë në tribunë për të ndjekur Francën në finalen e këtij botërori, ish presidenti i UEFA-s Michel Platini ka vendosur ta ndjekë në shtëpinë e tij me familjen.

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, do të jetë i pranishëm në tribunë në stadiumin Luzhniki të Moskës gjatë finales së Botërorit. Sarkozy ka qenë i pranishëm dhe në ndeshjen e hapjes si dhe në përballjen e Francës me Australinë.

Por ish-numri 10 i kombëtares franceze, Michel Platini ka zgjedhur të përjetojë në shtëpinë e tij emocionet e finales së madhe. Në deklaratën për agjencinë e lajmeve AFP, ai u shpreh se do ta ndiqte ndeshjen Francë-Kroaci me familjen e tij në shtëpinë në juglindje të Francës.

Ish-presidenti i UEFA u pezullua nga FIFA deri në Tetor të 2019-s për dhunim të kodit etik pasi kishte marrë 1.8 milionë euro nga ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare, Sep Blater, në shkëmbim të një konsulence. Por mes tyre nuk ishte firmosur asnjë kontratë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!