Finalizohet operacioni ‘Catch’ në Elbasan/ Vihen në pranga dy persona për narkotikë, një i tretë për moskallëzim krimi

schedule14:29 - 29 Mars, 2025

schedule 14:29 - 29 Mars, 2025

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e 3 shtetasve në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Catch”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve:

“Xh. Gj., 45 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 4 vjet e 7 muaj burgim);

F. B., 26 vjeç, banues në Cërrik, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim (nga të cilat i kanë mbetur pa kryer 1 vit e 8 muaj burgim);

A. Ll., 33 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!