Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Finalizimi e meta e vetme”, Duro: Kjo fitore na sakatoi, arbitri më acaroi shumë

schedule15:19 - 20 Shkurt, 2021

schedule 15:19 - 20 Shkurt, 2021

Shpëtim Duro, trajneri i Laçit, pas ndeshjes me Kastriotin analizoi çka ndodhi në fushën e blertë. Tekniku kryeqytetas, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh:

“Ishte ndeshje që mund të mbyllej shumë thjeshtë. Kjo ishte e meta, shpërdoruam dhe kaluam në eufori, sidomos në pjesën e parë. 1-0 është rezultat pa garanci dhe përpara kishim kundërshtar, që nuk ka përgjegjësinë tonë, që na u desh fitorja për të mbajtur ritmin e kryesuesve.

Për mendimin tim kemi skuadër perfekte. Në 5 ndeshje kemi pësuar vetëm një gol dhe e kemi dominuar totalisht kundërshtarin. Shqetësohem vetëm për diçka sot sepse kemi probleme me Mazrekajn, që ka kontraktim muskulor dhe Deliu gjithashtu. Kjo ndeshje na ka sakatuar, por e rëndësishme që mbajtëm ritmin.

Edhe ne dalim ndonjëherë jashtë kontrollit, por arbitri më acaroi shumë. në 30 minutat e para i dha Kastriotit 20 faulle, ndërsa neve asnjë. Kjo më acaroi. Pjesën e dytë ishim më të kujdesshëm, por kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen. Skuadra më përgjigjet në të gjitha aspektet. Bashkëpunojmë mirë dhe e dinë me sy mbyllur se çfarë unë kërkoj.

Kemi konkurrencë në skuadër, por dënimi i Kyrian dhe dëmtimet e sotme do të na dëmtojnë sepse janë lojtarë kryesorë. Bëhen shumë mungesa bashkë Mustën me kartonë dhe na dëmtojnë. Skuadrën e kemi dhe do i shkojmë çdo gjëje deri në fund.

Lushkja shumë cilësi dhe godet portën, ka pasur edhe mundësi të tjera. Duhet të japë më shumë me cilësitë dhe bagazhin që ka. Shehu, Deliu dhe Lushkja janë lojtarë që plotësojnë shumë njëri-tjetrin”, u shpreh Duro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!