Finalet e Kupës së Botës në Ski, Colturi renditet e 16-ta në garën e Austrisë

schedule22:46 - 16 Mars, 2024

schedule 22:46 - 16 Mars, 2024

Në pistën austriake të Saalbach, u zhvillua sot gara e sllallomit për femra, ku mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi. Në këtë garë (finalet e Kupës së Botës), morën pjesë skiatoret më të mira të kësaj disipline, ku Colturi u klasifikua në vendin e 16-të.
Colturi, 17 vjece dhe garuesja më e re në moshë, bëri një tjetër paraqitje të mirë, ashtu sikurse na ka mësuar shpesh këtë sezon. Në zbritjen e parë, ajo dha kohën 56”75, ndërsa pas zbritjes së dytë ajo e ndali kronometrin në 59”60.

Kështu, me kohën e përgjithshme 1’56”35, ajo e mbylli konkurrimin në këtë garë në vendin e 16-të, duke qenë 3 sekonda më e avashtë se Mikaela Shiffrin, fituese dhe ikona e garave me ski. Gjithsesi, përballë skiatoreve të tilla, Colturi tregoi se do të jetë një rivale e denjë në të ardhmen.

Gjatë këtij viti, në këtë disiplinë, shpesh Lara Colturi është klasifikuar brenda 15 më të mirave, duke befasuar me paraqitjen e saj. Colturi, e lindur në Itali por me pasaportë shqiptare, do të garojë edhe ditën e diel në garën e sllallomit special./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!