Sevilla-Roma është finalja që do të luhet sot në mbrëmje për trofeun e Europa League, në Budapest.
Spanjollët njihen si një nga skuadrat eksperte të këtij trofeu megjithatë Roma do të tentojë triumfin e dytë radhazi europian të udhëhequr nga trajneri Jose Mourinho. Entuziazmi është i lartë në radhët e italianëve teksa tifozët verdhekuq pritet të shumtë në numër në Budapest.
Megjithatë, jo vetëm në Hungari, kryqytetasit do të mund ta ndjekin sfidën edhe në Olimpico për të gjithë tifozët që nuk gjetën biletë për në stadiumin “Puskas Arena”. Kështu, në impiantin e verdhekuqve do të vendoset një monitor gjigant ku tifozët do të mund ta ndjekin ndeshjen finale dhe ta shijojnë në një atmosferë të vërtetë stadiumi./ h.ll/abcnews.al