Finale e “njohur” në Paris/ Novak Djokoviç dhe Carlos Alcaraz diskutojnë medaljen e artë

schedule13:02 - 3 Gusht, 2024

schedule 13:02 - 3 Gusht, 2024

Asnjë surprizë në turneun individual të tenisit për meshkuj në “Lojrat Olimpike”, që risjell një finale që jemi mësuar ta shohim shpesh kohët e fundit.

Pas atyre Grand Slem në “Roland Garro” në vitin 2023 dhe Uimbwlldon vetëm pak javë më parë, Novak Gjokoviç dhe Karlos Alkaraz do të përballen sërish në fushat me dhe të kuq të Parisit, këtë herë për medaljen e artë olimpike.

Tenisti serb siguroi finalen, pasi mundi 2-0 me sete Lorenco Museti në gjysmëfinalen e dytë.

Gjokoviç hasi rezistencën e rivalit të tij vetëm në setin e parë, që e bëri të tijin me rezultatin 6-4.

Më pas në të dytin, vulosi me lehtësi fitoren, duke e mbyllur atë me shifrat 6-2.

Në finale, Gjokoviç kërkon revanshin ndaj talentit spanjoll, që ka fituar dy përballjet e fundit në turnetë Grand Slem.

Karlos Alkaraz kishte siguruar më parë kualifikimin, pasi në sfidën e tij gjysmëfinale mundi po 2-0 kanadezin, Auger-Aliasim.

Spanjolli dominoi duke i lejuar rivalit të tij vetëm dy game në ndeshjen që zgjati vetëm 1 orë e 16 minuta.

Asnjë problem për spanjollin, që mbylli setin e parë 6-1.

Me të njëjtin rezultat vendosi edhe të dytin dhe kualifikimin për në finalen e turneut individual për meshkuj në Paris 2024, që do të përcaktojë edhe medaljen e artë në këtë disiplinë.

Karlos Alkaraz rrit ndjeshëm kuotat e tij si pretendent, ndërsa kërkon medaljen e parë të artë olimpike në karrierën e tij, që njeh vetëm ngjitje.

Tenisti spanjoll debutoi në këto Lojra Olimpike, pasi gjatë këtij viti ka fituar dy tituj Grand Slem, të parin “Roland Garros” pikërisht në Paris dhe më pas Umbwlldon në Londër.

Gjithsej, Alkaraz numëron katër trofe Grand Slem, ndërsa për momentin është raketa numër tre në klasifikimin botëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!