“Final Four”/ Edhe tre ditë nga finalja e madhe. Partizani synon mbrojtjen e titullit, Egnatia në kërkim të historisë

schedule13:15 - 23 Maj, 2024

schedule 13:15 - 23 Maj, 2024

Edhe tre ditë nga finalja e madhe për titullin kampion në kampionatin “Abissnet Superiore”, Partizani – Egnatia. Në stadiumin “Air Albania” pritet një finale spektakolare ku të dyja skuadrat kërkojnë vetëm fitimin e trofeut.

Partizani drejt finales së madhe të titullit vjen me objektivin e qartë, për të mbrojtur kurorën e kampionit dhe një arsye e madhe për të besuar është forma e mirë që po kalon skuadra e Orges Shehit. Gjashtë fitore radhazi në ndeshjet e fundit dhe tani të kuqtë janë në kërkim të “mrekullisë” së shtatë që do t’i jepte titullin e 18-të në histori.

Në anën tjetër, Egnatia në këtë sfidë vjen më e motivuar se kurrë për të shkruajtur historinë. Një sezon fantastik i dominuar nga rrogozhinasit që triumfuan edhe në Kupën e Shqipërisë për të dytin sezon radhazi. Egnatia i ka të gjitha mundësitë dhe të dielën në “Air Albania” do të kërkojë lavdinë.

Finalja e madhe për titullin kampion Partizani – Egnatia, do të luhet të dielën më datë 26 maj në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00. Ndërkohë nesër në stadiumin “Air Albania” në orën 19:00, do të luhet edhe finalja e vogël për vendin e tretë/katërt në kampionatin “Abissnet Superiore”, Skënderbeu – Vllaznia./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!