Filmi shqiptar zgjidhet për çmimet “Oscar”, Jonida Vokshi: E lumtur që jam pjesë e tij

schedule07:43 - 27 Tetor, 2020

schedule 07:43 - 27 Tetor, 2020

Filmi “Derë e Hapur” me regji të Florenca Papas është përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 93-të të çmimeve “Oscar”. Lajmin e ka bërë me dije aktorja Jonida Vokshi, e cila është protagoniste në këtë film. Kjo është një arritje për aktoren, e cila është shprehur se ndihet e lumtur që është pjesë e tij përmes një postimi në rrjete sociale.

“Derë e Hapur do të prezantojë Shqipërinë në edicionin e 93-të të OSCARS! E lumtur që jam pjesë e filmit! Na priftë e mbara grupi”, ka shkruar Jonida. Filmi tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal.

 

View this post on Instagram

 

DERE E HAPUR do te prezantoj Shqiperine ne edicionin e 93-te te OSCARS!? E lumtur qe jam pjese e filmit! Na prifte e mbara grupi ❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on

Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali.  Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!