Filmi shqiptar “Çarçafët” triumfon në Festivalin e Athinës, regjisorja tregon detajet

schedule10:09 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 10:09 - 8 Dhjetor, 2023

Regjisorja Evi Gjoni ka folur në “ABC e Mëngjesit” për filmin e saj “Çarçafët”, i cili ka triumfuar në Festivalin e Athinës, ku është vlerësuar si “Filmi më i mirë i shkurtër”.

Ajo ka ndarë detaje nga ky film, duke theksuar se bashkë me producentin nuk donin të përmendin kohën në film, por ta linin të kuptohej në mënyrë metaforike.

“Bashkë me producentin u përpoqëm që të përfshinim gjërat që po ndodhnin në atë moment në botë, që ishte një izolim që ne nuk e dinim se sa kohë do ishte, si do shkonte dhe lëvizja e emigrantëve, që vazhdon të jetë një problematik dhe sot e kësaj dite. Por donim të mos përmendim asnjë epokë, as pendeminë, pra, të gjitha këto problematika edhe përmenden dhe jo. Është si kohë pa kohë, që ngelet si çështje misteri. Është një familje që jeton në izolim prej shumë kohësh dhe nuk jepet arsyeja nga çfarë. Papritur në shtëpinë e tyre vjen një familje emigrantësh dhe këtu fillon dilema se çfarë të bëjnë, t’i pranojnë apo jo”.

Sakaq, Gjoni thotë se aktorët janë tepër profesionistë dhe emra të njohur, ndërsa xhirimet janë realizuar në periferi të Tiranës.

“Aktorët janë profesionistë dhe unë që në fillim doja që të kisha një kast të tillë. Por mënyra që si i kemi trajtuar ne në film, me kostumet dhe me make up, ka bërë që njerëzit të thonë se kush janë këta. Xhirimet janë bërë në periferi të Tiranës, në Kërrabë”./abcnews.al