Filmi “Parasite” ,thyen çdo pritshmëri

schedule08:21 - 8 Janar, 2020

schedule 08:21 - 8 Janar, 2020

Kur “Parasite” u prezantua për herë të parë në Festivalin e Filmit në Kanë, mes shumë emrash të mëdhenj dhe të njohur të Hollywood-it, zor se mendohej se do të triumfonte. Por ja që filmi thriller-komedi i regjisorit nga Koreja e Jugut, Bong Joon-ho, rrëmbeu çmimin më të rëndësishëm, Palme d’Or.

Pas premierës në Festivalin e Filmit në Kanë, më 21 maj  2019, “Parasite” u bë filmi i parë korean që fitonte Palme d’Or si edhe filmi i parë që shpallej fitues me vota unanime, pas “Blue is the Warmest Colour” në 2013-n.

Përpos çmimit në festival dhe fitimeve marramendëse në Korenë e Jugut, “Parasite” u bë filmi i parë i Koresë së Jugut që fiton një Golden Globe. Në ceremoninë e djeshme të ndarjes së çmimeve, “Parasite” u shpall filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

BONG JOON-HO

Bong Joon-ho është truri pas suksesit të filmit. Regjisori, i cili po tërheq vëmendjen e të gjithëve, u nominua edhe për çmimin “Regjisori më mirë” dhe “Skenari më i mirë”. Ai shkroi historinë e filmit dhe qe bashkë-skenarist me Han Jin-won.

Filmi është i përzgjedhuri i Koresë së Jugut për t’u përfaqësuar në Oscars dhe deri tani është një ndër pretendentët kryesorë për t’u nominuar në këtë kategori më 13 janar.

Siç mund ta shihni në vijim, “Parasite” është pritur mirë nga kritikët dhe po cilësohet si filmi që bëri në një vit, atë që Hollywood e bëri në një dekadë.

Përsa i përket fabulës, Kim Ki-taek, gruaja e tij Chung-sook dhe fëmijët Ki-woo dhe Ki-jeong jetojnë në një apartament të vogël, gjysmë-bodrum dhe përballen me probleme ekonomike, derisa takohen me një familje të pasur, ku edhe nis edhe zhvillohet dinamika e intrigës befasuese.

Për momentin, filmi është i disponueshëm në Apple Tv dhe Amazon./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!