“JOKER” është filmi më fitimprurës komik ndonjëherë

schedule09:50 - 14 Nëntor, 2019

schedule 09:50 - 14 Nëntor, 2019

Pavarësisht se mori kritika për portretizimin e  shëndetit të tij mendor, Joker ka marrë rreth 890 milion dollarë (692 milion) më shumë se sa pritej të fitonte.

Buxheti fillestar i Joker ishte 62.5 milion dollarë (48.5 milion), që do të thotë se ai ka fituar rreth 15 herë më shumë sesa  pritej të kishte fitime.  Filmi është tashmë një rekord për një film të bazuar në një libër komik, sipas Forbes.

Ai ka kaluar  filma të tillë si Venom, i cili fitoi 856 milion dollarë (665 milion £) në një buxhet nën 100 milion dollarë (78 milion £) dhe Deadpool, i cili kushtoi 58 milion dollarë (45 milion £) për ta prodhuar dhe fituan 783 milion $ (608 milion) .

Joker  është gjithashtu filmi me vlerësim më të lartë me vlera R (filma që mund të shikohen vetëm nga njerëz mbi moshën 18 vjeç)  duke tejkaluar Deadpool 2 në tetor.

Pavarësisht dhe kritikave që mori , Joker fitoi çmimim më të lartë në Festivalin e Filmit në Venecia këtë vit, dhe Phoenix është pretendent për të fituar aktori më i mire në Oscar në Academy Awards të vitit të ardhshëm.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!