Filmi i studentes shqiptare lë gjurmë në festivalet ndërkombëtare, vlerësohet me 13 çmime

schedule09:42 - 23 Qershor, 2021

schedule 09:42 - 23 Qershor, 2021

Filmi me metrazh të shkurtër, “Schauerfilm”, me regji dhe skenar të Lorena Sopit, ka fituar një sërë çmimesh të rëndësishme. Mes 13 vlerësimeve, dy të fundit ishte çmimi i filmit më të mirë të zhanrit horror në “Festival de Indie” dhe çmimin e filmit më të mirë të shkurtër në “Twilight Tokyo Film Festival”.

Filmi trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme. Në një intervistë për “Abc-ja e mëngjesit”, regjisorja tha se filmi ishte një projekt studentor, ndërsa shtoi se ndihet e vlerësuar për çmimet e marra.

E kam bërë gjatë studimeve dhe kanë qenë një kast aktorësh shumë të mirë që më kanë ndihmuar shumë. Nuk kam pasur sponsor se si një studente nuk është se kemi shumë fonde, por ekipi është si një familje dhe kanë bërë një punë vullnetare. Ka dalë një film mjaft i mirë, është xhiruar gjatë tri ditëve dhe mendoj se si përfundim, ka arritur një vlerësim të madh.”, tha Lorena. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!