Padyshim, filmi i ri “Barbie” ka ndikuar në industrinë globale të argëtimit, me frazën “Hi Barbie” që dëgjohet nga kushdo që largohet nga shfaqja e filmit. Megjithatë, nuk janë vetëm gratë që ndihen të përfaqësuara nga kukulla e tyre e preferuar e fëmijëve, siç u identifikuan disa burra me Ken, të luajtur nga Ryan Gosling, dhe bërtisnin “I’m Kenough!” (Mjaft!).
Mirëpo, një fenomen i çuditshëm është vërejtur në tregun britanik të bukurisë, pas promovimit të Barbie tek popullata mashkullore. Duket se në fund të fundit shumë nuk e besuan se “ janë të mjaftueshme”, gjë që rezultoi në shtimin e meshkujve që provojnë procedurat estetike për herë të parë, pas pandemisë.
Growing numbers of men have been trying cosmetic treatments for the first time since the pandemic.
The ‘Brotox’ trend is said to be coming in off the back of the Barbie movie. https://t.co/8NBZkRdNaB
— Metro (@MetroUK) August 6, 2023
Tregu i kozmetikës në Mbretërinë e Bashkuar tani vlerësohet të jetë me vlerë 500 milion £, ndërsa Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë vëren se ‘Brotox’ (ose Botox për bro/djalë ) është rritur me 400% që nga viti 2000.
‘Barbie’ ka ndikuar në tendencat e bukurisë, me një sallon që raportoi një rritje prej 83% të kërkesave për flokë bjonde, por në fundin më dramatik të spektrit, shifrat zbuluan se kishte një rritje prej 508% në numrin e shërbimeve të frymëzuara nga Barbie që ofroheshin nga parukieret.
Sipas mirror.co.uk, është interesante se një studim i kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, edhe pse kryesisht femra, i cili gjithashtu pasqyron faktin se më pak meshkuj bëjnë operacione sesa femra, zbuloi se 79% e të anketuarve përjetuan një ngjarje të padëshiruar pas operacionit të tyre. Këto përfshijnë ankthin, sulmet e panikut dhe depresionin./abcnews.al