Filmat që mund të shihni në Netflix, gjatë fundjavës

schedule12:35 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 12:35 - 14 Dhjetor, 2019

E dimë atë ndjesinë kur një mikeshë apo mik na fton për të dalë në fundjavë dhe me seriozitetin e një njeriu super të zënë me punë ja presim shkurt; “Më vjen keq, kam shumë punë”.

Edhe sekretin e vërtetë të ‘punëve’ e dimë mirë dhe ai quhet Netflix. Në fakt nuk e dimë nëse janë bërë statistika se sa janë reduktuar daljet fundjavave me nxjerrjen në treg të platformës Netflix.

Pra për ata që mezi po presin  ta bëjnë ‘gropë’ divanin apo krevatin  këtë fundjavë duke parë filma a seriale, ne dimë gjithashtu se në morinë e dhjetra titrash sa e vështirë bëhet të zgjedhësh se cilin, duhet të shihni.

Më poshtë ju rendisim disa ide për fimin(at) e kësaj fundjave në Netflix!

1. “The Crown”

Një dramë historike që tregon jetën e mbretëreshës Elisabeta e II-të.

2.“Friends From College”

Nëse jeni më shumë se në humor për komedi, ky është filmi i duhur.

3. “Dear White People”

Një serial satirik që tregon jetën e disa të rinjve me ngjyrë, që ndjekin një kolegj të bardhësh.

4.“Grace and Frankie”

Në fakt duhet ta mendoni sërish telefonatën e mikeshës në fillim të mbrëmjes! Po sikur t’ja ndryshoni mendjen e të kaloni një super mbrëmbje duke parë këtë komedi?!

5. “Crazy Ex-Girlfriend”

Një komedi musical që trajton marrëdhëniet dhe shëndetin mendor, në një mënyrë të atillë që asnjë ‘shoë’ tjetër televiziv nuk e ka bërë. (Kaq mjafton mendojmë për t’ju bërë kuriozë).

6. “Parks and Recreation”

Doni të qeshni me orë të tëra? Të shtatë sezonet e “Parks and Recreation” janë të tilla.

7. “Shameless”

Kjo familje jofunskionale do t’ju fiksojë!

 8.“How to get away with murder”

Dramë, mister, intrigë, dhe një kast të mrekullueshëm në këtë serial do të gjeni gjithçka që doni të shihni në një show krimi.

9.“The good place”

Është një ndër show më të zgjuar dhe nëse ende nuk e keni parë nuk e keni idenë se çfarë keni humbur./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!