1.Ben is Back
Një film me protagoniste aktoren Julia Roberts. Ben is Back tregon historinë e një shtëpiakeje, djali 19 vjeçar i së cilës arratiset nga qendra e rehabilitimit për të festuar Krishtlindjet pranë familjes. Jo të gjithë janë të kënaqur me prezencën e tij. Në këtë mënyrë zhvillohet i gjithë konflikti i filmit, i cili është pritur mirë nga kritikët.
2.Free Solo
Free Solo është një film dokumentar ku Alex Honnold trajnohet që të bëhet personi i parë i cili do ti ngjitet shëkmbinjve të thepisur Kalifornisë. Filmi që tani është bërë fitues i disa çmimeve kinematografike ndërkombëtare.
3.Roma
Roma është një film autobiografik i regjisorit Alfonso Cuarón, ku sillet historia e shërbyes së shtëpisë së tij e cila e rriti atë. Ngjarja zhvillohet në qytetin e Meksikos në fillimet e viteve ’70.
4.Vice
Filmi Vice është një pasqyrim i karrierës së ish zv/presidentit amerikan Dick Cheney, i cili besohet që ka ka mbuluar pjesën më të madhe të punëve të ish-presidentint Bush.
5. The Image Book
The Image Book është një nga filmat më të shumëpritur të kohëve të fundit. Premierën e pati në Festivalin e Filmit në Kanë, ku fitoi disa çmime të ndryshme. Historitë e sjella në këtë film janë një pasqyrim i horroreve të shekullit të kaluar.
6. Mary Poppins Returns
E famshmja Mary Popins rikthehet edhe një herë tjetër në ekran. Tashmë Julie Andrews ia ka kaluar trashëgiminë aktores së njohur britanike Emily Blunt. Popins gjithmonë ka arritur të ketë sukses në kinematë botërore dhe këtë herë fansat presin me padurim të njihen me ngjarjet e reja të këtij personazhi karizmatik.
7. Spider-Man: Into the Spider-Verse
Një tjetër seri e Njeriut Merimangë dhe pa dyshim një tjetër sukses i pritshmë për industrinë e filmit. Ndryshe nga versionet e tjera të filmit thuhet të jetë fakti se nuk do ketë vetëm një Peter Parker, por shumë prej tyre të cilët do të ken ë të njëjtën super fuqi. Pritet dhe një version femër i njeriut merimangë dhe përfaqësues të etnie të ndryshme të këtij karakteri./abcnews.al
Filmat që duhet të shihni këtë dhjetor
schedule09:46 - 1 Dhjetor, 2018
schedule 09:46 - 1 Dhjetor, 2018