“Fillova te izolohesha”, historia e vajzës që u nda nga i fejuari për shkak të mbipeshës

schedule08:50 - 5 Mars, 2021

schedule 08:50 - 5 Mars, 2021

Aurora Nako ka rrëfyer “luftën” e saj me bullizmin për shkak të shëndetit. Në një lidhje me Skype nga Italia, Nako u shpreh se është përballur me paragjykime për shkak të mbipeshës, ndërsa shpjegoi dhe historinë e ndarjes nga i fejuari që erdhi për këtë arsye.

Personat më gjykonin nga ajo që shikon dhe jo si isha unë, më thonin sa e shëndoshë që qenke. Fillova një periudhë kohe çfarë haja, e nxirrja, prindërit filluan të kishin frikë se çfarë po ndodhte. Unë e kam vuajtur shumë sa fillova dhe u izolova. Aktivitetin fizik e fillova pas një periudhe dhe dilja nga liqeni ecja kot, pas asnjë lloj arsyeje dhe humba gati 29 kile dhe pastaj i rimora prap.

Unë pata një problem shëndetësor, kalova një të ftohtë shumë të rëndë ku dyshohej se mund të humbja jetën, doktorët më dhanë kortizonin dhe që në atë moment pesha filloi të rritje. Isha 16 vjeç.”, u shpreh Ariana. “Pata dy aritmi kardiake, kam qenë e shtruar dhe në spital për bypassin gastrik. Në fillim kam mbajtur një vit e gjysmë dietë ku humba 42 kile“, shtoi ajo.

Psikologia Ariana Muça u shpreh se stresi, ankthi apo mënyra se si e prezantojnë veten janë disa nga problemet të cilat i shoqërojnë njerëzit obezë gjatë gjithë kohës. Më tej ajo shtoi se kjo gjendje mund të çojë në problematika të tjera siç mund të jetë anoreksia prandaj është e nevojshme mbështetja emocionale për t’u mos u ndjerë në konflikt me veten.

“Ne gjatë gjithë kohës jemi të ndikuar dhe kur bëjmë një veprim përpiqemi të themi se çfarë do të thonë të tjerët. Në momentin shikon që marrëdhënia me të tjerët nuk po funksionon siç e pret, atëherë çdo gjë varet nga mënyra se si të shikojnë dhe si të tjerët sillen me ty. Ato ndikojnë në organizëm. Ky është një reaksion që sjell dhe mbipeshën.

Aurora ka marrë kile shumë më të tepërta sesa duhej të merret dhe ka sjellë konfliktin me veten e vet, shikohesh në pasqyrë, shikon që nuk je më ai person që je mësuar me veten tënde. Kjo është një formë shqetësimi që gjatë gjithë kohës nuk ndihesh rehat me veten tënde. Në momentin kur je pjesë e një shoqërie që gjatë gjithë kohës janë mësuar me një organizëm, ti mund të kalosh në anoreksi.

Në vend që të kalosh pjesën e shëndetit që dhe ta rikuperosh kalon në një problem tjetër. Është e rëndësishme që pjesa e shoqërisë, nëse na mbështesin për të rrëzuar këto kile në mënyrën sa më të shëndetshme të mundshme, që të mos arrish nga një pjesë shqetësues në një tjetër akoma më shqetësuese, duhet të kesh një mbështetje emocionale që të mos ndihesh në konflikt, dhe të ndjesh dhe vullnetin për t’i rrëzuar këto kile të tepërta.”, u shpreh psikologia. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!