Fillojnë të lëvizin te Erzeni, një kampion për sulmin e shijakasve

schedule21:00 - 13 Korrik, 2022

schedule 21:00 - 13 Korrik, 2022

Erzeni ka filluar më në fund të lëvizë në merkato. Skuadra shijakase pritet të zyrtarizojë edhe afrimin e parë në ekip.

Sipas “Panorama Sport” bëhet fjalë për ish-lojtarin e Tiranës, Mario Beqiraj, i cili tashmë pritet të mbajë veshur fanellën e shijakasve.

Sulmuesi 22-vjeçar do të jetë edhe lojtari që besohet se do të mbajë peshën e sulmit të Erzenit në Superiore, me shijakasit që rikthehen pas disa viteve mungesë. /f.a/abcnews.al