Fillojnë grantet e para të Rindërtimit në Tiranë, Veliaj: Do të shembim 41 pallate të dëmtuara

schedule16:03 - 19 Qershor, 2020

schedule 16:03 - 19 Qershor, 2020

Këshilli Bashkiak i Tiranës këtë të premte në mbledhjen e radhës ka miratuar mijë pagesat e para grante për Rindërtimin si dhe 200 dosjet e para të shtëpive në zonat rurale.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj në fjalën e tij ka thenë se  3 mijë pagesat që do të miratohen sot do të jepen duke filluar nga java tjetër. Këto janë grantet e para që jep Bashkia e Tiranës pasi ajo e Shijakut ishte e para.

“Sot janë 3 mijë familje të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 që marrin pagesat cash. Do të vazhdojmë kështu, nga 3 mijë në çdo mbledhje, që t’i afrohemi sa më shpejt shifrës së 10 mijë dosjeve, të gjitha nga tërmeti i nëntorit. Kemi gati edhe 200 dosjet e para për shtëpitë që do të rindërtohen, kryesisht në zonat rurale.

Nuk bëhet fjalë për pallatet, por për shtëpitë private familjare. Me këtë lot hapen disa kantiere pune në shumë prej zonave rurale të Tiranës, për të filluar në kohë rekord edhe ndërtimin e shtëpive. Për 200 dosjet e shtëpive të reja do të procedohet me një kontratë me operatorin që do ta ndërtojë. Sigurisht, kontrata na lipset pasi të marrim çelësat në dorë, që të kemi mundësi ta hipotekojmë. Për të gjithë këto procedura, çdo njësi administrative do të informojë qytetarët që përfitojnë nga procesi i rindërtimit”,  ka thënë Veliaj.

Ndër të tjera kryebashkiaku ka deklaruar që do të shemben 41 pallate në Tiranë pasi vendimi është marrë, kryesisht në Kombinat dhe Kinostudio pasi nuk janë të sigurta më për jetesën e banorëve./abcnews.al