“Filloi të djersinte”, dëshmitari grek rrëfen mometin: Shqiptari i plagosur më kërkoi ndihmë

schedule09:56 - 16 Korrik, 2022

schedule 09:56 - 16 Korrik, 2022

Një shqiptar mbneti i plagosur mbrëmë në Athinë, pasi u qëllua me armë zjarri. Ngjarja ndodhi sheshin Agios Pavlos pak pas orës 22:00.

Mediat greke raportojnë se autori i është afruar shënjestrës së tij, i cili ishte ulur në një kafene, dhe kanë nisur të debatojnë.

Në një moment ai ka nxjerrë armën dhe ka nisur të qëllojë në drejtim të shqiptarit tjetër. Sipas informacioneve, autori ka qëlluar 3 herë në drejtim të 40-vjeçarit. Dy plumba e kanë prekur në bark.

Pronari i lokalit ku shqiptari kërkoi strehim pasi u qëllua me armë, ka rrëfyer momentet e tmerrshme: “Rreth orën 22:00, i plagosuri ka ardhur aty. Në fillim ishte mirë dhe pastaj filloi të djersinte. Ai kishte një plagë në bark. Ne pamë vetëm një plumb në bark asgjë tjetër. Fillimisht pamë gjakun dhe kuptuam që ishte plagosur”.

Ai kishte shkruar me motor në lokal i gjakosur, rreth 500 metra nga vendi ku u plagos.

“Na tha se ka pasur kapele dhe syze të zeza. Ai erdhi dhe kërkoi ndihmë”, tregoi Thanasis. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!