Filloi punë që 14-vjeç: Doja të bëhesha mekanik, por babai zgjodhi këpucarinë

schedule20:33 - 8 Prill, 2023

schedule 20:33 - 8 Prill, 2023

Gjendja e rëndë ekonomike, e detyroi të shkëputej nga bota fëminore dhe ti behej krah familjes për te siguruar te ardhura.

Fillimisht u angazhua pranë ish fabrikës se këpucëve, aty ku perfeksionoi edhe me tej mësimet qe kishte mare për këtë zanat.

Sot Ilirjan Stroka është një nga këpucarët më të njohur të Gjirokastrës.

“Sa kam mbarua klasën e tetë, 14 vjec, gjendje ekonomike e dobët, donim s’donim do të punonim. Me këtë zanat kemi mbatur familjen. Kam qe 1973, sa kam mbaruar klasën e tete. Mora një fletë pune nga këshilli i punës dhe që atëherë nuk jam shkëputur. U kualifikova. Aty përfitova kategorinë e shtatë dhe titullin mjeshtër, në vitet ’90, Filloi demokraci, edhe sot vazhdoj me riparimin e këpucëve dhe shapkave.”

Këtë zanat nuk e ka trashëguar nga asnjë familjar i tij, por thotë se u ndodh aty krejt rastësisht.

“Endrra ime ishte të bëhesha mekanik, por babai me thoshte pa këpuce nuk rri njeri. Fale atij jam sot zanatçi.”

Por sot pas 50 viteve në këtë profesion, Ilirjani me humor thote se te kepuca duket cdo gjë..

“Ajo te jep paraqitje, vish një palë të vjetra dhe me kostum të jesh të thonë boo. Vish një palë të reja dhe duke”.

Kujton fillimet e punës dhe bashkëpunimin me kolegët e asaj kohe.

“Në vitin ’85 ishim katër veta. Kishim një si kryeusta.”

Lalani ashtu siç e thërrasin te gjithë tregon se kërkesa për të riparuar këpuce është zbehur.

“Por atëherë nuk kishte këtë mirëqënie që ishte njerëzit nga një palë kishin, donin nuk donin do ti riparonin kishte shumë punë. edhe 10 palë në ditë, një këpucë e mirë ia vlen të riparohet. Këpucët vishen sipas stinës. Plus ka dhe hallexhinj”

Por fitimi është i papërfillshëm.

“Mund të fitojnë një 50 lekësh, nxjerr bukën e gojës”

Para viteve 90 përgjegjësia profesionale ishte mjaft e lartë, pasi ne rast te nje ankese mereshin edhe masat e duhura ndaj zanatçinjve.

Sinkron… kishe vërejte, ankohej ne zyrat lart dhe menjëherë vaponin te kërkon llogari,.. merrje vërejte

Ky profesion nuk te le pa buke thotë Ilirjani,por për fat te keq te rinjtë nuk shfaqin interes dhe gradualisht ky zanat fatkeqësisht do shkoje drejt zhdukjes.

“Deri më tani nuk ka interes, është një zanat që nuk të lë pa bukë, të rinjtë nuk interesohen për zanatet. Nuk ka pasur, përpara viteve 90 vinin nxënës edhe nga fshatrat rrinin nga dy tre muaj e më pas shkëputen. Mirë është që zanatet të investohen. Të rinjtë kanë ikur.

Sot në Gjirokastër këta mjeshtra numërohen me gishta, ashtu si edhe në mjaft zanate të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!