Fillimisht në pus hyri Kamberi, pastaj Gentiani për ta shpëtuar: Si ndodhi tragjedia e trefishtë në Berat

schedule10:15 - 7 Maj, 2020

schedule 10:15 - 7 Maj, 2020

Tre persona ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në fshatin Dushnik të Beratit teksa ishin duke pastruar një pus.

Mësohet se xhaxhai me nipërit kanë shkuar të pastruar pusin duke humbur jetën të tre atje.

Lexo edhe: Shkon në tre numri i të vdekurve në Berat, xhaxhai dhe nipërit po pastronin pusin

Kamber Hoxha 75 vjeç, dhe Gentian Golashi 45 vjeç janë nxjerrë pa jetë nga pusi, ndërsa Neim Hoxha 46 vjeçka ndërruar jetë duke u dërguar në spital.

Mësohet se fillimisht ka hyrë në pus Kamber Hoxha, i cili është bllokuar në thellësi dhe dyshohet se është helmuar nga gazi. Pas tij është futur në pus Gentian Golashi, i cili gjithashtu është bllokuar aty dhe në fund është futur edhe Neim Hoxha me qëllim nxjerrjen e të dyve.

Dyshnik, Berat /Informacion Paraprak

Në datën 07.05.2020, ora 07:30, në fshatin Dyshnik, Berat, shtetasi K. H., 75 vjeç, ka hyrë brenda në pus për ta pastruar atë dhe më pas janë afruar dy nipërit për ta ndihmuar, shtetasit N. H., 46 vjeç dhe G. G., 45 vjeç, të cilët kanë mbetur brenda në pus.

Shërbimet e Policisë, zjarrfikëset dhe ambulanca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit i kanë nxjerrë nga pusi trupat e pajetë të këtyre tre shtetasve dhe i kanë dërguar në morgun e spitalit të Beratit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës së tre shtetasve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!