“Fillimisht 3500 euro…pastaj të tjerat”/ Dëshmia e policit: Pse i pagova vëllezërit Beqiraj për të vrarë dy persona

schedule09:53 - 5 Tetor, 2022

schedule 09:53 - 5 Tetor, 2022

Aksioni I policisë ditën e djeshme në Durrës, çoi në prangosjen e 14 persona dhe shpalljen në kërkim të 5 të tjerëve. Policia njoftoi dje se grupi në fjalë merrej me atentate dhe ishte përgjegjës për shumë ngjarje kriminale të ndodhur në Tiranë dhe në Durrës, që nga plagosjet e deri tek vrasjet me pagesë.

Mes të arrestuarve në këtë grup ishte edhe një polic. Sipas hetuesve, polici i Burgjeve i arrestuar në operacionin ‘Porositësi’, Flamur Bejko, ka mohuar deklarimet e vëllezërve Beqiraj që kanë thënë para hetuesve se ai i kishte porositur dhe parapaguar për të vrarë dy persona që e kishin rrahur.

Në dëshminë e tij, Bejko ka treguar se shumën prej 3500 euro ia ka dhënë vëllezërve Beqiraj sepse njëri prej tyre ia ka kërkuar me qëllim për të plotësuar dokumentet e banimit në Greqi
Një pronar lokali është akuzuar prej vëllezërve Beqiraj se i kanë kërkuar armë për të bërë një vrasje dhe se u ka premtuar që t’u jepte një automatik.

Në ballafaqimin me ta ai ka deklaruar se e akuzonin për arsye se i kishte rrahur të dy dhe përzënë nga lokali sepse kishin bërë sherr dhe kishin tentuar të rrihnin kamerierin e tij.
Ngjarja në fjalë është dëshmuar dhe nga klientët dhe kamerieri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!