Fillimi i pushtimit të Ukrainës, Putin justifikohet: Po krijon armët e veta bërthamore, “Minsku” s’ekziston

schedule18:08 - 22 Shkurt, 2022

schedule 18:08 - 22 Shkurt, 2022

Sinjale të reja nga Vladimir Putin. Në një konferencë të fundit për shtyp ai ka folur për situatën e tensionuar me Ukrainën. Konferenca e Putin vjen ndërkohë që ai po urdhëron trupat në dy rajone të kontrolluara nga rebelët në Ukrainën lindore, pasi i ka njohur ato si shtete të pavarura. Në fjalimin e tij të fundit televiziv nga Kremlini, Putin u përpoq të justifikonte veprimet e tij duke bërë një sërë pretendimesh për Ukrainën, se sipas tij ndër të tjera se ajo ka në plan të “krijojë armët e veta bërthamore”. Por a është e vërtetë kjo?

Putin: Marrëveshja e paqes e Minskut nuk ekziston më

Presidenti rus Vladimir Putin po i drejtohet një grupi gazetarësh. Në deklaratën për shtyp ai deklaroi se marrëveshja e paqes e Minskut në lidhje me Ukrainën lindore u ndërpre shumë përpara se Rusia të lëvizte për të njohur dy rajone separatiste ukrainase, raporton BBC. Marrëveshja, thotë ai, nuk ekziston më.

Putin thotë se Ukraina duhet të heqë dorë nga synimet e NATO-s

Putin thotë se vendimi më i mirë që mund të marrë Ukraina do të ishte heqja dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me NATO-n. Ai i bën thirrje Ukrainës të çarmatoset, duke thënë se një “Ukrainë e armatosur deri në dhëmbë” është kundër Rusisë dhe e papranueshme. Kjo deklaratë e tij vjen pasi shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se kombe si Ukraina kishin të drejtë të kërkonin anëtarësimin në aleancë.

Lexo edhe:SHBA-të, të prera: Rusia pushtoi Ukrainën!

Putin flet për ambicien ‘bërthamore’ të Ukrainës

Përpara se të mbyllte konferencën e tij të shkurtër për shtyp, Putin tha se bisedat ukrainase për ambiciet bërthamore kishin për qëllim Rusinë – dhe se Moska do të ishte në rrezen e çdo rakete bërthamore ukrainase. Ai thotë gjithashtu se dislokimi i trupave në Ukrainë varet nga situata në terren.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!