Fillimet në ekran s’kanë qenë të lehta, Floralba Ponari tregon sakrificën që i dashur të bëjë

schedule18:20 - 23 Prill, 2021

schedule 18:20 - 23 Prill, 2021

Fjoralba Ponari është një ndër vajzat më të dashura të showbizzit. Sot ajo ka ndërtuar një karrierë të suksesshme si moderatore por fillimet e saj në ekran nuk kanë qenë të lehta. Për t’ju përshtatur ekranit, asaj i është dashur të dalë pak nga vetja dhe të zgjedhë veshje të cilat nuk i ka preferuar.

Por siç shton ajo, tashmë e ka gjetur ekuilibrin mes asaj që kërkon ekrani dhe asaj që preferon ajo. “Është e vërtetë! Kur nisa punën si moderatore, më është thënë vazhdimisht që duhej t’i përshtatesha në veshje një formati të caktuar, që unë s’e gjeja veten fare, ndryshe nga ai që unë preferoja!

Dhe kam bërë zgjedhje skandaloze në look në të kaluarën. Por nejse, të shkuara të harruara. E mira është që me kalimin e viteve, rigjeta veten në stil dhe në tv kam gjetur të mesmen e artë mes asaj që pëlqej dhe asaj që funksionon në tv”, ka shkruar Fjoralba. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!