Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë me dije se nuk ka asnjë rrezik në lidhje me një valë tjetër Covid.
Ndër të tjera ai ka bërë thirrje që të bëhet kujdes dhe të ndjekin masat që duhet për të parandaluar një valë tjetër.
“Vlerësimet tona momentalisht dhe sipas të gjitha analizave që i kemi duke përfshirë këtu edhe ndjekjen e vendeve përreth, tregon se se nuk do të ketë valë të re gjatë periudhës në vijim. Kjo s’do të thotë se nuk duhet të jemi të kujdesshëm dhe për këtë arsye me vëmendje e ndjekim gjendjen.
Gjendja epidemiologjike është stabile dhe nuk ka rrezik nga ndonjë valë e re e përhapjes së koronavirusit. Nuk ka rrezike dhe pas paraqitjes së të ashtuquajturit ‘lloji indian’ i cili është shumë më i fuqishëm se llojet tjera”, ka thënë Filipçe.
Ai shtoi se ka raste kur qytetarë janë infektuar me llojin indian edhe pse kanë qenë të vaksinuar.
“E mira është se shumica dërmuese e të vaksinuarve, rreth 97%, nuk kërkojnë hospitalizime dhe e kalojnë lehtë”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al