Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ka bërë me dije se javën e ardhshme do të fillojë vaksinimi për të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar në Maqedoninë e Veriut.
Filipçe është shprehur se vaksinimi I tyre do të bëhet me vaksinën që është në sasi më të mëdha, dhe ajo është vaksina kineze e Sinofarm”.
Ndër të tjera ai thekson se anëtarët e qeverisë duhet të vaksinohen pas deputetëve si pjesë e infrastrukturës kritike.
“Kuvendi si institucion përfundoi me fazën e parë, punonjësit në shërbime, si dhe deputetët, u vaksinuan. Qëllimi është që të gjithë atje të vaksinohen plotësisht në mënyrë që Kuvendi të mund të funksionojë, dhe pastaj është radha e Qeverisë, mbase nga java tjetër e tutje”, tha Filipçe./abcnews.al