Deri në fund të verës, Maqedonia e Veriut mund të shpresojë që të ketë arritur imunitetin kolektiv, nëse vijohet me vaksinimin masiv. Kështu shprehet ministri i Shëndetësisë në vend Venko Filipçe në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Po ashtu, Filipçe falenderon kolegët dhe profesionistët e shëndetit të përfshirë në procesin e vaksinimit.
“Është vërtet inkurajuese për përgjigjen e madhe të qytetarëve për vaksinimin në terren. Falënderime për të gjithë kolegët profesionistë të shëndetit të përfshirë në këtë operacion. Qytetarët që do të vaksinohen në masë, ne kemi përparim të madh në numrin e vaksinuarve. Vetëm me këtë ritëm mund të shpresojmë për imunitet kolektiv deri në fund të verës.” /abcnews.al/