Bayern Munchen nuk heq dorë nga Leroy Sane dhe ka ndryshuar strategji. 24-vjeçari i Manchester City, është objektivi i madh për krahun e majtë të sulmit dhe bavarezët po mendojnë një shkëmbim të bujshëm.
TZ.de, portal shumë afër kampionëve të Gjermanisë, raporton se anglezëve u afrohet kartoni i Lucas Hernandez për të siguruar shërbimet e Sane. Mbrojtësi francez u ble verën e kaluar nga Atletico Madrid për shumën e 80 milion eurove.
Një propozim interesant për “Cityzens” dhe Pep Guardiolën. Trajneri spanjoll ka nevojë për një qendërmbrojtës dhe Hernandez, kampion bote me Francën dy vite më parë, do të ishte një përforcim fantastik.
24-vjeçari bën mirë edhe rolin e mbrojtësit të majtë, një tjetër cilësi që vlerësohet nga Guardiola. Tani pritet përgjigja e klubit anglez, ndërsa Sane e pret një kontratë 5-vjeçare me rekordmenët e Gjermanisë. /abcnews.al