Fiksimi i saj është CR7, bukuroshja nga Venezuela e tepron në rrjetet sociale

schedule23:28 - 22 Shtator, 2020

schedule 23:28 - 22 Shtator, 2020

Quhet Monifa Jansen dhe në vitin 2012, u shpall Miss Curacao, një ishull në Venezuelë. Bukuroshja me ngjyrë e ka pranuar publikisht se fiksimi i saj, është ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo.

Që pas kësaj deklarate, Jansen mori një vëmendje të madhe në rrjetet sociale dhe vetëm në Instagram, ndiqet nga më shumë se 740 mijë fansa. Bukuroshja nuk përmbahet asnjëherë në postimin e fotove, të cilat janë të gjitha provokuese.

Me profesion modele, fotot e Jansen janë shumica me bikini, e shtrirë dhe në pozicione që i lënë pak vend imagjinatës. Postimet e saj janë shumë të pëlqyera dhe nëse Cristiano nuk do ishte në krahët e Georgina Rodriguez, vështirë ta refuzonte…/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!