Fiksimi i fundit i PSG: Edhe një kampion për Pochettinon, gati 50 milion £

schedule16:39 - 21 Korrik, 2021

schedule 16:39 - 21 Korrik, 2021

PSG nuk e ka fituar kurrë trofeun e Champions League. Drejtuesit e klubit francez e shohin sezonin e ardhshëm si të duhurin për të siguruar suksesin e madh evropian dhe po bëjnë gjithçka për t’i dhuruar trajnerit Mauricio Pochettino një skuadër “blind”.

Emra si Sergio Ramos, Gigio Donnarumma, Achraf Hakimi dhe Georgino Wijnaldum kanë zbarkuar deri tani në kryeqytetin francez. Ekipi i mungon diçka në mesfushë, më saktë një lojtar që do të formonte një dyshe tepër të fortë me Marco Verrattin.

 

Paul Pogba

I preferuari i PSG-së është Paul Pogba. Mesfushori francez ka edhe një vit kontratë me Manchester United. Agjenti i tij, Mino Raiola nuk ka ndërmend të zgjasë bashkëpunimin me klubin e Premier League dhe ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit francez.

Në mungesë të rinovimit, “Djajtë e Kuq” janë të detyruar ta shesin lojtarin. Mediet angleze shkruajnë se ky operacion pritet t’i kushtojë rreth 50 milion paund PSG-së, duke llogaritur faktin që 28-vjeçarit i përfundon kontrata me United në verën e vitit të ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!