“Fiksim”, Marina tregon se cilën këngë ka të preferuar nga Getoari

schedule13:41 - 8 Gusht, 2020

schedule 13:41 - 8 Gusht, 2020

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Daljet e tyre televizive komentohen gjatë, veçanërisht ëmbëlsia e Marinës, e cila nuk nguron ta shfaq kudo.

Së fundmi, përmes një video ku shfaqet nga makina, bukuroshja ka zbuluar një prej këngëve që pëlqen më shumë nga bashkëshorti i saj.

“Fiksim, e nxonme”, ka shkruar Marina krah pamjeve të postuara në Instagram.

Kujtojmë se ‘E nxonme’ është publikuar në shtator të 2013-ës dhe që prej atëherë u komentua si një këngë që Geti ia kishte dedikuar Marinës, veçanërisht nga vajza bionde në videoklip./abcnews.al