“Figura e Belerit s’mund të denigrohet pa fakte”, Prençi përplaset me kryetaren e PD Himarë: S’mund të ketë lavdi për të

schedule21:54 - 4 Mars, 2024

schedule 21:54 - 4 Mars, 2024

Termi ‘terrorist” që Shemsi Prençi përdori ndaj Fredi Belerit ka shkaktuar debat në studion e emisionit “360 gradë” të gazetarit Artur Zheji. Ish drejtori i policisë theksoi se Sali Berisha dikur e shpalli Belerin terrorist për masakrën e Peshkëpisë, ndërsa vitin që shkoi e bëri kandidat të “Bashkë Fitojmë”.

Kryetarja e PD-së në Himarë, Afrovita Dhimojani deklaroi se nuk duhet të denigrohet figura e Belerit në këtë mënyrë pasi nuk ka fakte edhe prova. Nga ana tjetër, Prençi shtoi se ka qenë vetë Berisha që e ka shpallur terrorist. Ai shtoi se opozita bëri autogol duke shpallur kandidaturën e Belerit në Himarë.

Pjesë nga debati:

Afrovita Dhimojani: S’mund ta etiketojmë terrorist pa asnjë fakt konkret. Të paktën na sillni ndonjë dokument që ta etiketoni Belerin si terrorist. kam parë shumë analizë që bëjnë gjyqin moral të Belerit. Mendimet personale të çdo individi nuk është e vërteta për situatën që po flasim. Situata që po flasim janë zgjedhjet në Himarë, se si janë zhvilluar dhe gjithë komploti që është stisur ndaj tij dhe sei po mbahet sot bashkia e Himarës nga një kryetar ilegjitim.

Shemsi Prençi: Nuk e kam akuzuar unë. Edhe lavdi mbi Belerin pasi janë dekretuar dy dëshmorë të atdheut nuk mund të ketë. Do të të bëj një pyetje. Po gaboni shumë rëndë. Në komentin tim, unë nuk thashë e akuzoj unë. Nëse politika është amorale, duhet të ketë një moralitet, kur shkel mbi gjakun që ke dekretuar dëshmorët e atdheut.

Skerdjan Dhuli: E kuptuan se ishte gabim.

Afrovita Dhimojani: Akuzë shumë e rëndë pa asnjë provë, nuk kaasnjë vendim gjykatë dhe ne nuk mund të flasim në këtë mënyrë.

Shemsi Prençi: Një pyetje meqë je drejtuese e PD. Pse liderët e Bashkë Fitojmënuk erdhën asnjë ditë në Himarë.

Afrovita Dhimojani: Se nuk ishte e nevojshme të vinin në Himarë sepse ne ishim të bashkuar aty. E treguam rezultatin me 14 maj pavarësisht presionit. Meqë keni qenë ish drejtues të policisë, besoj se keni informacione se cfarë është bërë nga 12-15 maj, unë kam qenë tërë kohës aty në proces dhe ajo që na është bërë dhe thënë, jeni të përgjuar, do të futeni në burg.

Shemsi Prençi: Ashtu si opozita bëri autogolin duke kandiduar Belerin, ashtu edhe partia në pushtet angazhoi të gjitha strukturat shtetërore për ta marrë.

Skerdjan Dhuli: Këtë ftë e fituam ne

Shemsi Prençi: E fituar me metoda të paligjshme./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!