Fifi ka arritur të bëhet në një ndër këngëtaret më të suksesshme në estradën shqiptare. Vetëm pak kohë në tregun muzikor, Fifi ka sjellë një sërë këngësh, që janë pritur mjaft mirë nga publiku. Kjo verë e solli këngëtaren me një bashkëpunim me Young Zerkën.
“Pa Gajle” pati një impakt pozitiv tek publiku. Ndërkohë, është mësuar se autorja e hitit “Marova” po punon për një tjetër duet, dhe këtë herë ka bashkuar forcat me reperin Blleki.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjete sociale, por nuk ka dhënë detaje të mëtejshme se kur pritet të publikohet kënga.
Kujtojmë që Fifi është komentuar shumë edhe për ndryshimin drastik në peshë. Fifi tregoi se ndërhyrjet me balon gastrik dhe liposuction qenë të pasuksesshme për të, por ka arritur rezultatin e dëshiruar me dietë ushqimore. xh.d/abcnews.al