Pak kohë më parë u zbulua se Fifi do të vijë me një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun. Ndërkohë, së fundmi këngëtarja ka bërë me dije se ka nisur xhirimet e klipit, por ajo që ka tërhequr vëmendjen e look-u i saj.
Në një foto që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale, Fifi shfaqet e kuruar deri në detaj, dhe ku duket shumë ndryshe edhe për shkak të ndryshimit drastik në peshë. Madje, disa ndjekës të saj e kanë krahasuar me Marina Vjollcën.
View this post on Instagram
Kur t’shtin n’dore @arber_bytyqi_mua ?#newprojectscomingsoon Jacket by @dollskill
“Po dukesh si Marina Vjollca brune”, është komenti i njërit prej tyre. Kujtojmë që Fifi solli këtë verë bashkëpunimin me Young Zerkën “Pa Galje”, ndërkohë që së fundmi publikoi dhe këngën me Bllekin. xh.d/abcnews.al