Aktorja e njohur, Monika Lubonja feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 54 vjeçe dhe urimet padyshim kanë qenë të shumta.
Një ndër urimet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë ai i këngëtares, Fifi, e cila ka ndarë disa momente të tyre nga “Big Brother VIP”.
Vajzat u njohën brenda shtëpisë së famshme, ku dhe krijuan një shoqëri shumë të ngushtë mes tyre, që po e vazhdojnë edhe jashtë lojës.
“Gusha ime, gëzuar edhe 100 pranvera shpirt, e lumtur që t’kam gjet, të dua”, ka shkruar Fifi në Instastory.
Kujtojmë se natën e parë që Monika doli nga “BB VIP”, Fifi e priti në studio, duke i premtuar që do të jetë gjithmonë aty për të./abcnews.al