Fifi tregon një herë e mirë se çfarë është Flori Mumajesi për të

schedule17:36 - 15 Prill, 2021

schedule 17:36 - 15 Prill, 2021

Fifi dhe Flori janë një nga dyshet më të përfolura të showbizit shqiptar. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë më shumë se shoqëri, duket se thashethemet vazhdojnë prej dy vitesh.

Së fundmi, Fifi ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit në InstaStory ku është pyetur sërish për raportin me Florin.

“Çfarë është për ty Flori Mumajesi?”, pyeti ndjekësi.

“Pika e dobët!”, iu përgjigj ajo duke bërë sërish lëmsh rrjetin mbi marrëdhënien që ata kanë.

Kujtojmë se më herët, këngëtarja është pyetur se me cilin mashkull do e zërvendësonte djalin e saj të zemrës dhe se do ishte partneri ideal për të, Fifi u përgjigj Flori Mumajesi. Këngëtarja shtoi se ajo e ka thënë edhe më herët se Flori ka qenë dhe do të jetë gjithmonë inspirim për të.

Pra, edhe këtë herë fansat e dyshes janë nxitur më shumë për raportin mes dyshes, nëse është dashuri apo thjeshtë një miqësi e konsoliduar./abcnews.al