Këngëtarja e famshme, Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, është duke shijuar së fundmi pushimet verore. Ajo ka zgjedhur jugun e Shqipërisë për të kaluar disa ditë relaksi.
Fifi nuk ka nguruar të ndajë foto nga pushimet në rrjetet sociale, ku shfaqet shumë e lumtur.

Ajo ka pozuar e veshur me bikini, teksa ka nxjerr në pah vijën e saj të trupit dhe disa nga tatuazhet e saj.
“Kam ardhur në deti, a po vjen edhe ti në deti”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos, ku ka marrë shumë komente.
View this post on Instagram
Kujtojmë që para disa ditësh, Fifi publikoi një pamje ku shihej me maskën e oksigjenit, teksa u tregonte fansave të saj në InstaStory se ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Mirëpo, tani duket se këngëtarja është në gjendje të mirë shëndetësore, duke shijuar ditët e ngrohta të verës. /abcnews.al


