Fifi merr urimin special nga partneri, sa vjeç mbush sot ylli i muzikës

schedule09:25 - 31 Mars, 2022

schedule 09:25 - 31 Mars, 2022

Fifi feston ditëlindjen. Këngëtarja shumë e dashur mbush sot 28 vite jetë. Ajo ka marrë shumë urime nga miqtë dhe fansat e saj ndërsa nuk ka munguar as disa fjalë të ëmbla nga personi i zemrës, Adis Patushi. Ai ka publikuar një foto krah Fifit, teksa ka shkruar: “Dielli im. Gëzuar ditëlindjen”.

Në një tjetër postim, ai shkruan: “Ti je shpirti im. Të adhuroj”. Këngëtarja ka marrë urime dhe nga disa personazhe të njohur. Ylli Limani, me të cilin ka një raport të afërt, shkruan se “Gëzuar ditëlindjen Fifi. Të uroj më të mirat. Një nga personat më të çmendur dhe të talentuar që kam njohur”.

 

 

Kujtojmë që Fifi ka qenë mjaft e komentuar për shkak të pjesëmarrjes në Big Brother VIP. Dhe pas daljes nga shtëpia e famshme, ajo mbeti në qendër të vëmendjes pas romancës që nisi me Adis Patushin. Ata duken mjaft të lumtur pranë njëri-tjetrit dhe shihen kudo bashkë.

/abcnews.al

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!