Fifi më e lumtur se kurrë me Adis Patushin, i bën dedikimin romantik para të gjithëve

schedule10:41 - 5 Mars, 2022

schedule 10:41 - 5 Mars, 2022

Fifi po shijon lidhjen e re të dashurisë me Adis Patushin. Dyshja, të cilët u njohën pasi këngëtarja doli nga shtëpia e famshme e Big Brother VIP, janë bashkë prej pak kohësh. Ata nuk i kursejnë dedikimet romantike në rrjete sociale dhe daljet e shpeshta në publik.

Së fundmi, ka qenë Fifi që ka ndarë disa foto me Adisin duke shkëmbyer një puthje në buzë. Edhe pse kanë pak kohë bashkë, Fifi duket shumë e dashuruar me Patushin, ndërsa i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla. “Përtej gjithësisë, me ty, vetëm ty”, ka shkruar ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!